|
Faleminderit qe vizituat Qendren tone!
Lasgush Poradeci lindi ne qytetin e Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne Bitola, Athine, Bukuresht, Grac. Ne vitet '30, poezite e tij i permblodhi ne dy vellime "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemres". Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit".
Pogradec History,Pogradec Map, Pogradec Albania, Pogradec Culture, Pogradec in Ohrid Lake, Accomodation in Ohrid Lake region, Struga Hotels, Visit Pogradec, Pogradec Tirana Albania, Albania map, Pogradec Map, Pogradeci, hotele ne Pogradec, pogradeci, lasgush poradeci, driloni, driloni, pogradeci albania, shqiperia, pogradeci shqiperia, pogradeci dhe pogradecaret, tradita pogradecare, pogradecaret, pogradecaret e pogradecit, Lasar Gusho - Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, poezi nga Lasgush Poradeci, Poezi nga Mitrush Kuteli, Poezi nga Pojanaku, Dhimiter Pojanaku, Pojanaku Poezi, Albania Pogradeci |
Poradeci ("Vdekja e Nositit")
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...
E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...

Kush ta fali bukurine
Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
|