Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

Miresevini ne Qendren "INKUSAT"!

CONTACT US

 

Welcome

Mitrush Kuteli - (Dhimitër Pasko, 1907 - 1966) është ndoshta shkrimtari i vetëm shqiptar që ka lënë ndonjë kult pas vetes. Meqë kultet letrare në kulturën shqiptare janë pothuajse gjë e panjohur, Mitrush Kuteli është tejet interesant në këtë pikëpamje dhe sikur të ish bërë i njohur për shkrime të fantazisë mitologjike, ai do të meritonte padyshim të krahasohej me autorin e Përrallës së Unazës, Tolkien.

Fatmirësisht për ne, Mitrush Kuteli u bë i njohur për veprat e tija me karakter nacionalist. Përderisa ish gjallë, po edhe pas vdekjes, motivet e theksuara kombëtare të veprave të tij ishin, gjatë periudhave të caktuara, shkak i mjaftueshëm për mosvlerësimin e tij si shkrimtar të madh. Duke i cilësuar veprat e tija si përkatëse te romantizmi i moçëm nacionalist, elita kulturore shqiptare padrejtësisht ia uli vlerat këtij shkrimtari origjinal.

Mitrush Kuteli - Baltës shqiptare(fragment)

Të dua, baltë shqiptare!
të dua egërisht,
dëshpërimisht-
si ujku pyllin,
si vala valën,
si balta baltën!
Se gjer mbi gju
jam brenda teje;
se lerë kam këtu
si ati,
gjyshi,
stërgjyshi.
Të dua,
baltë shqiptare,
se gjer mbi bel
dhe përmbi bel...

Siper

POEM KOSOVAR

QENDRIMI
(Kënga e parë)


Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi këtë Dhe,
që e kam fe
e përmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qe gjysh stërgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithemonë!
Ti shkja thrret
ti shkja bërtet,
gjer lart në retë:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinë e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shkja të zi.
Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Ilirì:
kur nga një det në tjatrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.
Unë jam këtu e do te jem
-denbabaden-
sa mali të bëhet hì
e hiri mal përsërì


Siper


DURIMI
(Kënga e dytë)


Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që në vogelì.
Jam si më sheh
e si më njeh:
kësulë-bardh e krye-lith,
kryelith me një shami,
me tri shami:
për trimëri!
Jam eshtër-math
i vrazhdët jam
e bojalli-
dhe sytë e mi:
janë plot shkëndì,
si baterdì.
Dhe kam urì
si s'ka njerì
për Drejtësì
e për Lirì
si gjithë Asimët
e gjithë Qerimët
e Vendit tim.
Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
që në vogelì.
Se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët.
Ma vranë,
se urdhër dha Vojvoda
e Krali- vetë:
Të vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi këtë Dhè!
Dhe tokën qe kisha nga Baba
nga gjyshi
rrënjë pas rrënje
prej qindra vjet,
prej mijëra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
që desha
si xhanin!
Ma muar
me armë në duar
me gjak nëpër duar
Agrarët!
Xhandarët
Tuxharët!
Të gjithë tok
u bënë shok:
si sorrat!
për kërme.
Oborrin ma muar
gjer në shtepi
dhe ngrehe për vete shtëpi
në sytë e mi.
Dhe unë,
ja, unë!
që isha zot
që qemot:
mbeta pa dhè,
bujk pa dhè
bari pa kope
këtu,
në dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perendi!
...............

S U L M I
(kënga e tretë)


Ta shemba shkja kufinë
që ngrite ti
në vendin tim
e përmbi varr
të babës tim.
Ta shemba
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
të vojtjes
dhe të urrejtjes.
Me zemërim,
me vrull të math
e bubullimë
qe s'ka mbarim.
Sa vjet ti me çave
më ndave
më vrave!
Armik-lugat!
Armik-xhelat!
Ti bëre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!

Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngite kufi
që ndanin,
e çanin
vëllazëri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!

Ti bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjyrma t'u duk
si në ujë.
---------------
Ta shemba armik kufinë
--derë burgu--
dhè është tani
si ish!
--si do të jetë--
përjetë:
Lëndinë!

Siper


NDERTIMI

(Kënga e katërt)

I bie arës mespermes
e gjer në bres
e përmbi bres
humbas
me gas
në grurin tim,
të Dheut tim,
te babës tim,
të birit tim:
sot e përjetë,
jetë pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zë të qetë
im-Atë vetë
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenë
ku eshtrat kam
ku hi e tokë
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenë
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrë lot,
as sot, as mot!...
Se loti është robërì,
Gjaku: Liri!
Jam ështër-math
e bojalli
e me japì,
si më sheh ti,
si më njeh ti.
Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drim.
Dhe Babën tim kur e kujtoj
lotoj...
Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma,
desha të qaj e s'qava dot,
e të bërtas, s' bërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.
--------------------------
Dhe prita sot të derth një lot


QËNDRIMI

(Kënga e pestë)

Tani!
Tani!
Unë jam gati
te vdes që sot
se rroj përmot;
mbytyr me gjak
po jo me lot,
për këtë Dhè
që e kam si fè
e përmbi fè.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buças me zë kabà
sa të dëgjohet në qiell là
sa të dëgjojë funt e krej
kush gjak shqiptari ka në dej.
Shaban- vëlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalëri- ti pleqërì
bëju gati!
Bëju gati
për vrull të rì;
ta djegësh botën
ta bësh hì:
për Lirì'
Për Shqipëri!
Tani,
tani
o Mal i Zi
ja unë
ja ti!
Po unë- jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjërì...
Unë jam këtu kur Mali i Zi
me Shumadi
me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherì
ish ILIRI!
Kur nga një det në tjatrin det
isha Zot vetë.
Se jam këtu nga moti
kur vetë zoti
e bëri fushën- fushë
e malin mal!
Unë jam këtu
e do të jem
denbabaden
sa mali të bëhet hì
e hiri mal përsërì

Siper

 

Pogradec History,Pogradec Map, Pogradec Albania, Pogradec Culture, Pogradec in Ohrid Lake, Accomodation in Ohrid Lake region, Struga Hotels, Visit Pogradec, Pogradec Tirana Albania, Albania map, Pogradec Map, Pogradeci, hotele ne Pogradec, pogradeci, lasgush poradeci, driloni, driloni, pogradeci albania, shqiperia, pogradeci shqiperia, pogradeci dhe pogradecaret, tradita pogradecare, pogradecaret, pogradecaret e pogradecit, Lasar Gusho - Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, poezi nga Lasgush Poradeci, Poezi nga Mitrush Kuteli, Poezi nga Pojanaku, Dhimiter Pojanaku, Pojanaku Poezi, Albania Pogradeci

 

Thenie

Njih veten !

Latine

 

NEW

Studime ne Gjermani

Studime ne Itali

 

Copyright 2004 InkuSat. All Rights Reserved.


injection molding