Arent Georges, kuzhinieri Francez , 55 vjec , i nisur nga Nimes e Frances ka mberritur ne Pogradec.Kjo nuk do te perbente ndonje lajm te vecante , sepse kete vere kane qene te shumte turistet qe kane vizituar Pogradecin.
E vecanta eshte se Arent ka ardhur ne Pogradec me bicikleten e tij. Ai eshte nisur nga Nimes e Frances, duke pershkuar Italine, Sllovenine, Kroacine, Malin e Zi dhe nga Shkodra ka pershkuar rrugen drejt Pogradecit , per te vazhduar me tej ne Greqi e Turqi dhe duke i rene rrotull Mesdheut te kthehet ne France.
Ai ka ndermend, sic shprehet te pershkoje ne kete udhetim 3 Kontinente: Europen, Azine dhe Afriken.ose te kaloje ne 19 shtete qe lagen nga deti Mesdhe.
Kur te mbaroje kete Tur, qe Arenti e ka quajtur La Route de Babel, Udha e Babelit (nga Bibla), ky udhetim do shenohet ne Librin e Rekordeve Guinness , sepse, sic thote ai eshte nje rekord i dyfishte: Asnje nuk e ka bere me pare kete udhetim dhe se dyti eshte bere me biciklete. Bicikletes Arent i ka vene nje emer komik: quhet Gazuline, nje emer i perzjerejes me Gasoil e Benzine, edhe pse ajo eshte nje biciklete e zakonshme Ai ka edhe nje tende ku kalon netet e cila quhet Dylqinje ,e ka quajtur keshtu sepse edhe kur fle ne Hotel ai fle me tenden e tij.
Kur ka arritur ne Pogradec kilometrazhi i bicikletes se tij tregon 2675 dhe mendon qe do arrije 10 000 km, deri ne fund te vitit duke shpresuar qe Krishtlindjet do i festoje ne France.
Me profesion Kuzhinier Arent Georges, ka punuar ne nje sere shtetesh te Amerikes Latine si Kolumbi, Panama, Venezuele dhe ne ishujt tropikale te Guadalupes dhe Martinique. Ai ka punuar edhe ne La Havana, kryeqytetin e Kubes , ku thote se ka gatuar edhe per Fidel Kastron.
I kenaqur me natyren e mrekullueshme te Pogradecit dhe me komoditetin e Hotel Savoja ku qendroi per tre nete ai interesohet per Recetat e Gatimit te Koranit , pasi ai ne kete udhetim eshte duke shkruar nje liber mbi gatimet e Peshkut ne Mesdhe, te titulluar La Table de Babel (Tavolina e Babelit) .
I urojme fat Udhetarit Francez ne kete rruge te gjate dhe te bukur.
Pogradec History,Pogradec Map, Pogradec Albania, Pogradec Culture, Pogradec in Ohrid Lake, Accomodation in Ohrid Lake region, Struga Hotels, Visit Pogradec, Pogradec Tirana Albania, Albania map, Pogradec Map, Pogradeci, hotele ne Pogradec, pogradeci, lasgush poradeci, driloni, driloni, pogradeci albania, shqiperia, pogradeci shqiperia, pogradeci dhe pogradecaret, tradita pogradecare, pogradecaret, pogradecaret e pogradecit, Lasar Gusho - Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, poezi nga Lasgush Poradeci, Poezi nga Mitrush Kuteli, Poezi nga Pojanaku, Dhimiter Pojanaku, Pojanaku Poezi, Albania Pogradeci